Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BIOMJEKËSINË

Ligji nr. 10339, datë 28 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10339
Data e miratimit
28 tetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 159, 3 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
18 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03

LIGJ

Nr.10 339, datë 28.10.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BIOMJEKËSINË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe Biomjekësinë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6760, datë 10.11.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTË

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE DINJITETIT TË QENIEVE NJERËZORE NË LIDHJE ME APLIKIMIN E BIOLOGJISË DHE MJEKËSISË: KONVENTË MBI TË DREJTAT E NJERIUT DHE BIOMJEKËSISË

Preambul

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, shtetet e tjera dhe Komuniteti Europian, nënshkrues të kësaj konvente,

duke pasur parasysh Konventën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të 4 nëntorit 1950;

duke pasur parasysh Kartën Sociale Europiane të 18 tetorit 1961;

duke pasur parasysh marrëveshjen ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike dhe marrëveshjen ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të 16 dhjetor 1966;

duke pasur parasysh konventën për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale të 28 janarit 1981;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.