Ligj

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10345, datë 4 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10345
Data e miratimit
4 nëntor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 159, 3 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
18 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03

LIGJ

Nr.10 345, datë 4.11.2010

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 8093, DATË 21.3.1996 “PËR

REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi dhe

shtesa si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 61 paragrafi i dytë shkronja “a”, shifra “500 000 (pesëqind mijë) lekë”

zëvendësohet me shifrën “2 000 000 (dy milionë) lekë”.

Neni 2

Pas nenit 71 shtohet neni 71/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 71/1

Këshilli i Ministrave miraton formularin përkatës, ku dokumentohen procedurat e zbatuara

nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, sipas përcaktimeve të shkronjës “c” të nenit 61 të

këtij ligji.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6769, datë 15.11.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.