PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008 “PËR ANKANDIN PUBLIK”
Ligji nr. 10346, datë 4 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10346
- Data e miratimit
- 4 nëntor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 159, 3 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03
LIGJ
Nr.10 346, datë 4.11.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008 “PËR
ANKANDIN PUBLIK”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9874, datë 14.2.2008 “Për ankandin publik”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 13 shtohet pika 13/1 me këtë përmbajtje:
“13/1. “Komisioni i Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave të shitjes me ankand bëhet nga Agjencia e
Prokurimit Publik.”.
2. Në pikën 2 bëhen këto ndryshime:
a) Në shkronjën “b”, pas fjalëve “procedurave të ankandeve publike” shtohen fjalët “pas
nënshkrimit të kontratës”.
b) Shkronja “ç” shfuqizohet.
c) Në shkronjën “d”, fjalët “vendos dhe” hiqen.
Neni 3
Në nenin 27 pika 1, fjalët “Agjencinë e Prokurimit Publik” zëvendësohen me fjalët
“Komisionin e Prokurimit Publik”.
Neni 4
Në nenet 42 dhe 44 fjalët “Agjencia e Prokurimit Publik” dhe “Agjencia” zëvendësohen me
fjalët “Komisioni i Prokurimit Publik” dhe “Komisioni”.
Neni 5
Pas nenit 42 të kreut VII “Procedurat e rishikimit administrativ” shtohet neni 42/1 me këtë
përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.