Ligj

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS

Ligji nr. 10347, datë 4 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10347
Data e miratimit
4 nëntor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 158, 1 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
1 qershor 2011
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 158, datë 2010-12-01

LIGJ

Nr.10 347, datë 4.11.2010

PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat përgjegjës, që

garantojnë realizimin me efektivitet të mbrojtjes së këtyre të drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme

për fëmijën.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) mbrojtjen e veçantë të të drejtave të fëmijës nëpërmjet realizimit të një kuadri të plotë ligjor

dhe institucional, në zbatim të Kushtetutës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe

të legjislacionit në fuqi;

b) marrjen e masave për t ’i siguruar fëmijës ushtrimin e të drejtave, në përputhje me

zhvillimin e personalitetin, bazuar në interesin më të lartë të tij;

c) marrjen e masave për të siguruar jetesën, mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës;

ç) sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukt urave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si

dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Autoritet shtetëror përgjegjës” është organi ose institucioni shtetëror, në nivel qendror a

vendor, i cili, brenda fushës së veprimtarisë së tij, kryen dhe mbulon shërbime të specializuara e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.