PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 033, DATË 11.12.2008 “PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10351, datë 11 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10351
- Data e miratimit
- 11 nëntor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 158, 1 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 158, datë 2010-12-01
LIGJ
Nr.10 351, datë 11.11.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 033, DATË 11.12.2008
“PËR LOJËRAT E FATIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 pika 2, në fund të fjalisë së parë shtohen fjalët “dhe i licencuari për lotari
kombëtare, në përputhje me pikën 2 të nenit 26 të këtij ligji”.
Neni 2
Në nenin 9, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Subjekti i licencuar për lotarinë kombëtare lejohet që, në përputhje me pikën 1 të këtij
neni, në bazë të rregullave të miratuara nga Këshill i i Ministrave dhe të marrëveshjes së nënshkruar
me Ministrin e Financave, të bëjë publicitet në lidhje me lojërat e ofruara nga lotaria kombëtare dhe të
hartojë e të shpërndajë buletine informative, si dhe të bëjë reklama e njoftime në median e shkruar dhe
audiovizive.”.
Neni 3
Në nenin 10 pika 4, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) për hapjen e çdo salle të re, ku do të zhvillohet veprimtaria, organizatori njofton,
paraprakisht, NJMLF -në, për të marrë miratimin dhe për t'u pajisur me NIPT -in sekondar, i cili
lëshohet për çdo vendndodhje dytësore të biznesit.”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.