Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10353, datë 18 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10353
Data e miratimit
18 nëntor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 166, 15 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2010-12-15

LIGJ

Nr.10 353, datë 18.11.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9128, DATË 29.7.2003 “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË PILOTËVE FLUTURUES, NË PENSION”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Nё ligjin nr.9128, datё 29.7.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar, bёhen kёto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1, paragrafi i dytë shfuqizohet.

Neni 2

Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 1/1

Të njëjtat përfitime, të parashikuara nga ky ligj, për subjektet e treguara në nenin 1, i përfitojnë edhe:

a) pilotët/teknikët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;

b) pilotët/teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;

c) pilotët/teknikët e repartit të helikopterëve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë fluturuar me helikopterë;

ç) pilotët/teknikët e Gardës së Republikës, të cilët kanë fluturuar me helikopterë.”.

Neni 3

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Baza e llogaritjes

Paga referuese është bazë për llogaritjen e këtij trajtimi financiar të veçantë.

Me pagë referuese, për efekt të këtij ligji, kuptohet:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.