PËR ARTIN DHE KULTURËN
Ligji nr. 10352, datë 18 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10352
- Data e miratimit
- 18 nëntor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 15 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2010-12-15
LIGJ
Nr.10 352, datë 18.11.2010
PËR ARTIN DHE KULTURËN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton parimet e përgjithshme, rregullat e organizimit, të funksionimit, realizimit
dhe financimit të artit e të kulturës, si dhe të drejtat e detyrimet e subjekteve, që kanë për objekt
veprimtarie artin dhe kulturën.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është nxitja, mbështetja dhe zhvillimi i krijimtarisë e i veprimtarisë së
subjekteve të artit e të kulturës për krijimin, ekzekutimin dhe kultivimin e veprave të të gjitha gjinive
të artit dhe kulturës.
Neni 3
Subjektet dhe fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për të gjithë personat fizikë e juridikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë
veprimtari në fushën e prodhimit dhe të shfaqjes së veprës artistike kulturore në territorin e Republikës
së Shqipërisë.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Art” është forma e pasqyrimit të botës nëpërmjet riprodhimit të realitetit në mënyrë
krijuese me anë figurash artistike dhe veprimtaria artistike.
2. “Fond publik i artit dhe kulturës” është fondi buxhetor që krijohet nga shtet i për
mbështetjen dhe fuqizimin e artit e të kulturës në vend, i cili ka rol të drejtpërdrejtë në rritjen e klimës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.