PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10354, datë 26 nëntor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10354
- Data e miratimit
- 26 nëntor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 15 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2010-12-15
LIGJ
Nr.10 354, datë 18.11.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9632, DATË 30.10.2006 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, 113 pika 1 shkronja “ç”, 155 dhe 157 pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 11 “Kategoritë e bazës dhe nivelet e taksës vendore mbi biznesin e vogël” bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Pika 7 ndryshohet si më poshtë:
“7. Bizneseve, objekt i këtij ligji, të cilat, në bazë të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në bazë të vendimit nr. 781, datë 14.11.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, kanë detyrimin për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale deri në datën 28.2.2011 nga “Shoqëritë e autorizuara sipas kontratës përkatëse”, u rimbursohet kjo pagesë deri në shumën 44 000 (dyzet e katër mijë) lekë. TVSH-ja e pajisjes fiskale është e kreditueshme ndaj TVSH-së së llogaritur për bizneset e vogla të regjistruara në TVSH, si dhe për të gjitha bizneset e vogla që regjistrohen në TVSH deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.