PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7918, DATË 13.4.1995 "PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1030, DATË 23.2.1995 "PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)" DHE DEKRETIT NR.1049, DATË 27.3.1995 "PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR.1030, DATË 23.2.1995", TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10359, datë 16 dhjetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10359
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 174, 27 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2011
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2010-12-27
LIGJ
Nr.10 359, datë 16.12.2010
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7918, DATË 13.4.1995 “PËR MIRATIMIN ME
NDRYSHIME TË DEKRETIT NR.1030, DATË 23.2.1995 “PËR EMETIMIN DHE
SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)”
DHE DEKRETIT NR.1049, DATË 27.3.1995 “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN
NR.1030, DATË 23.2.1995”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Fjalia e fundit e nenit 3 të ligjit nr. 7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të
dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve
të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030,
datë 23.2.1995”, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë:
“Afati i përdorimit të bonove dhe të lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2011”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.68 30, datë 27.12.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.