PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7382, datë 8 maj 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7382
- Data e miratimit
- 8 maj 1990
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 14 maj 1990
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 1990
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1990-05-14
LIGJ
Nr.7382, datë 8.5.1990
PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Avokatia ka për detyrë t’u japë ndihmë juridike shtetasve shqip tarë a të huaj, institucioneve,
ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, organizatave shoqërore, si dhe personave juridikë të huaj. Në
plotësimin e detyrave të saj, avokatia i shërben mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të ligjshme të
shtetasve, edukimit të tyre me frymën e respektimit e të zbatimit të përpiktë të ligjeve e rregullave të
bashkëjetesës socialiste, parandalimit të shkeljeve të ligjeve dhe të mosmarrëveshjeve juridike civile.
Neni 2
Avokati ushtron detyrën e tij, duke marrë pjesë si mbrojtës, në hetuesi dhe më gjykimin e
çështjeve penale, ose ne përfaqësimin e pjesëmarrësve në proces në gjykimin e çështjeve civile, në
arbitrazh, në organe të tjera shtetërore për çështje civile a a dministrative, si dhe në raste të tjera të
parashikuara me ligj. Ndihma juridike jepet me këshillime për çështje ligjore me shkrim, me gojë, me
përgatitje të kërkesëpadive ose të kërkesave për ndjekje penale , me përgatitje të kërkesave ankimore
kundër vendimeve gjyqësore, si dhe me përgatitje të kërkesave e ankesave të tjera të shtetasve.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.