PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR
Ligji nr. 7423, datë 13 nëntor 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7423
- Data e miratimit
- 13 nëntor 1990
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 30 nëntor 1990
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 1990
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1990-11-30
LIGJ
Nr.7423, datë 13.11.1990
PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës
KUVENDI POPULLOR I REPUBVLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Zgjedhjet për deputetët e Kuvendit Popullor bëhen me votim të përgjithshëm, të barabartë, të
drejtpërdrejtë dhe të fshehtë në bazë të vullnetit të lirë të zgjedhësve.
Çdo presion ose formë tjetër detyrimi që pengon shprehjen e lirë të vullnetit të shtetasve gjatë
ushtrimit të së drejtës të zgjedhjes dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Neni 2
Kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjidhen depu tetë në Kuvendin Popullor
shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhjeve mbushin moshën 18 vjeç.
Nga e drejta e zgjedhjes përjashtohen vetëm ata shtetas, të cilëve u është hequr kjo e drejtë me
vendim të gjykatës për shkak se kanë kryer një vepër penale, të paaftët mendërisht, të cilëuar si të tillë
nga gjykata, ata që janë duke vuajtur dënimin me heqje lirie, si dhe të arrestuarit me vendim të
gjykatës apo me miratim të prokurorit.
KREU II
LISTAT E ZGJEDHËSVE
Neni 3
Zgjedhjet bëhen np bazë të listave të zgjedhësve.
Në listat e zgjedhësve regjistrohen të gjithë shtetasit që gëzo jnë të drejtën e votës dhe banojnë
(përherë ose përkohësisht) në territorin e një këshilli popullor në kohën e hartimit të listave.
Çdo shtetas regjistrohen vetëm në një listë zgjedhjeve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.