PËR KONTABILITETIN
Ligji nr. 7425, datë 14 nëntor 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7425
- Data e miratimit
- 14 nëntor 1990
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 30 nëntor 1990
- Hyn në fuqi
- 15 dhjetor 1990
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1990-11-30
LIGJ
Nr.7425, datë 14.11.1990
PËR KONTABILITETIN
Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës;
Me propozimin e Këshlit të Ministave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Kontabiliteti organizohet dhe fun ksionon në mënyrë të detyruesh me në çdo ndërmarrje,
institucion, njësi e repart ush tarak, kooperativë bujqësore e të artizanatit, organizatë shoqërore, si dhe
në çdo person tjetër juridik ose fizik, që kryen veprimtari eko nomike në bazë të rregullave të caktuara
me këtë ligj.
Neni 2
Kontabiliteti pasqyron dhe përcakton:
a) Gjendjen dhe ndryshimet sasiore, cilësore e vlerore të vlera ve materiale e monetare,
vendndodhjen dhe përgjegjësitë për to.
b) Vlerat materiale e monetare të përdorura për çdo veprimtari kryesore, ndihmëse ose
dytësore.
c) Produktet, punimet dhe shërbimet e përfitura nga çdo veprimtari.
ç) Kostot efektive për çdo produkt, punim e shërbim ose grupim të tyre.
d) Marrëdhëniet financiare me shtetin, me të tretët, me punonjësit, individët etj.
dh)Të ardhurat e përgjithshme monetare nga shitja e produkteve, punimeve e shërbimeve
prodhuese ose socialkulturore, si dhe rezultatin financiar.
Neni 3
Veprimet në kontabilitet bëhen duke u mbështetur në dokumentet ë caktuara dhe të miratuara
sipas rregullave të veçanta.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.