Ligj

PËR ARBITRAZHIN SHTETËROR

Ligji nr. 7424, datë 14 nëntor 1990, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7424
Data e miratimit
14 nëntor 1990
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 30 nëntor 1990
Hyn në fuqi
1 janar 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 1990-11-30

LIGJ

Nr.7424, datë 14.11.1990

PËR ARBITRAZHIN SHTETËROR

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës;

Me propozimin e Këshillit të Ministave

KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

PARIME TËËRGJITHSHME

Neni 1

Arbitrazhi shtetëror ka për detyrë të zgjidhë të gjitha mosmarr ëveshjet pasurore të

kompetencës së tij, të mbrojë ligjshmërinë socialiste në dobi të plotësimit të planit e të kontratave, të

regjimit të kursimit, të bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve, i nstitucioneve, kooperativave.

Gjithashti, ka për detyrë të ngrejë në një sjhkallë më të lartë përgjegjësinë vetjake të drejtuesve ose

punonjësve të tjerë në lidhje me ekzekutimin e detyrimeve kontr aktore e jashtëkontraktore, si dhe

kryerjen e detyrave të tjera ekonomike.

Arbitrazhi shteëtor ndikon, nëpër mjet shqyrtimit të çështjeve, në forcimin e lidhjeve e të

bashkëpunimit të ndërmarrjeve, të institucioneve e kooperativave me personat juridikë ose fizikë të

huaj a shqiptarë me seli jashtë territorit të RPSSH, që kryejnë investime ose zhvillojnë veprimtari

ekonomike në RPSSH.

Neni 2

Në veprimtarinë e tij arbitrazhi shtetëror bazohet në ligje dhe në akte të tjera nënligjore të

nxjerra nga organet kompetente.

Neni 3

Në zgjedhjen e çështjeve arbitrazhi shtetëror është i pavarur dhe vendos vetëm në bazë të

ligjit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.