PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE
Ligji nr. 7491, datë 29 prill 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 nëntor 1997.
- Numri
- 7491
- Data e miratimit
- 29 prill 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 17 korrik 1991
- Hyn në fuqi
- 17 korrik 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1991-07-17
LIGJ
Nr.7491, datë 29.4.1991
PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Shqipëria është republikë parlamentare. Sovraniteti kombëtar buron nga populli dhe i
përket atij.
Neni 2
Republika e Shqipërisë është shtet juridik dhe demokratik.
Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, zhvillimi i lirë i personalitetit të tij, si dhe
rendi kushtetues, barazia para ligjit, drejtësia shoqërore e përkrahja shoqërore dhe pluralizmi janë
baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë e mbrojë ato.
Neni 3
Parimi themelor i organizimit shtetëror është ndarja e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe
atij gjyqësor.
Populli e ushtron pushtetin nëpërmjet organeve përfaqësuese të tij, si dhe me referendum.
Organet përfaqësuese zgjidhen me votim të lirë, të përgjithshëm të barabartë, të
drejtpërdrejtë dhe të fshehtë.
Veprimtaria shtetërore ushtrohet vetëm nga organet e shtetit të njohura me ligj.
Neni 4
Republika e Shqipërisë njeh dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të
pakicave kombëtare të pranuara në dokumentet ndërkombëtare.
Neni 5
Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Shtetit është Presidenti i Republikës i zgjedhur nga Kuvendi Popullor.
Të drejtat dhe detyrat e Presidentit përcaktohen me këtë ligj.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 4 shkurt 1992 · 7555 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
- 9 prill 1992 · 7558 · PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE
- 29 prill 1992 · 7561 · PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”
- 3 qershor 1992 · 7570 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”
- 31 gusht 1992 · 7596 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
- 19 nëntor 1997 · 8255 · PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.