Ligj

PER DEPARTIZIMIN DHE DEPOLITIZIMIN E DISA ORGANEVE SHTETERORE

Ligji nr. 7492, datë 8 qershor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7492
Data e miratimit
8 qershor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 17 korrik 1991
Hyn në fuqi
17 korrik 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1991-07-17

LIGJ

Nr.7492, datë 8.6.1991

PER DEPARTIZIMIN DHE DEPOLITIZIMIN E DISA ORGANEVE SHTETERORE

Në mbështetje të neneve 6 e 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ndalohet veprimtaria e partive, organizatave a shoqatave politike në repartet, ndërmarrjet

e institucionet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes e të Ministrisë së Rendit Publik, në Ministrinë

e Punëve të Jashtme dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit, në Ministrinë e Drejtësisë, në

prokuroritë, hetuesitë e gjykatat, në plocinë financiare, në aparatet e Kuvendit Popullor, të

Presidentit të Republikës e të Këshillit të Ministrave, në ministritë, në organet e barazuara me to e

institucionet e tjera qendrore, shëndetësore e arsimore, në ATSH-në e RTSH-në, si dhe në organet

lokale të pushtetit e të administratës.

Neni 2

Nuk u lejohet që të bëjnë pjesë në partitë, organizatat ose shoqatat politike:

Oficerëve, nënoficerëve të shërbimit aktiv dhe pun onjësve civilë që janë në marrëdhënie

pune me repartet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore e të Ministrisë së Rendit Publik, si dhe në

shkollat e institucionet e tyre, punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme e personelit të

përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, të gjykatave, të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.