PER STATUSIN E USHTARAKUT TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Ligji nr. 7496, datë 3 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7496
- Data e miratimit
- 3 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 17 korrik 1991
- Hyn në fuqi
- 17 korrik 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1991-07-17
LIGJ
Nr.7496, datë3.7.1991
PER STATUSIN E USHTARAKUT TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE
REPUBLIKES SE SHQIPERISE
Ne mbeshtetje te nenit 16 te ligjit nr.7491 date 29.4.1991 "Per dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Keshillit te Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
Permbajtja e statusit te ushtarakut
Neni 1
Statusi i ushtarakut permban detyrat kryesore, te drejtat e kufizimet e ushtarakeve te
Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, qe rrjedhin nga karakteri i vecante i detyres
dhe i sherbimit ushtarak, si dhe garancite ligjore per realizimin e tyre.
Personat qe gezojne statusin e ushtarakut
Neni 2
Statusi i ushtarakut e gezojne ushtaraket e sherbimit aktiv, te detyruarit ushtarake, te
thirrurit ne stervitje, si dhe persona te tjere qe me ligj barazohen me ta. Ushtaraket e gezojne kete
status me fillimin e sherbimit ushtarak ose te stervitjes ushtarake dhe e humbasin ate me daljen ne
lirim, me perfundimin e sherbimit ose te stervitjes ushtarake.
Detyrat kryesore te ushtarakut
Neni 3
Ushtaraku u Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise ka keto detyra kryesore:
- te jete besnik ndaj atdheut dhe interesave te kombit;
- te mbaje kurdohere lart nderin e dinjitetin e ushtarakut;
- te pergatitet u shtarakisht e te jete i gatshem dhe i disiplinuar per te bere cdo sakrifice,
gjer ne dhenien e jetes per mbrojtjen e atdheut;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.