PËR KRIJIMIN E KOMITETEVE EKZEKUTIVE TE PERKOHSHME PLURALISTE
Ligji nr. 7500, datë 6 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7500
- Data e miratimit
- 6 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 17 korrik 1991
- Hyn në fuqi
- 17 korrik 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 1991-07-17
LIGJ
Nr.7500, datë 6.7.1991
PËR KRIJIMIN E KOMITETEVE EKZEKUTIVE TE PERKOHSHME PLURALISTE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjitnr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOS I:
Neni 1
Të pezullohet veprimtaria e të gjitha këshillave popullorë të rretheve, rajoneve, qyteteve,
lagjeve të qyteteve, fshatrave të bashkuara e të fshatrave deri në zgjedhjet e reja të organeve lokale të
pushtetit.
Neni 2
Këshilli i Ministrave emëron dhe shkarkon komitetet ekzekutive të përkohshme pluraliste të
rretheve e të rajoneve mbi bazën e propozimit të forcave politike në rreth, me konsensus.
Neni 3
Komitetet ekzekutive të përkohshme pluraliste të rretheve kanë të drejtë të shkarkojnë e të
emërojnë përgjegjësit e seksioneve e të zyrave të tyre, si dhe komitetet ekzekutive të këshillave
popullorë më të ulëta.
Neni 4
Komitetet ekzekutive dhe këshillat popullorë atje ku nuk ka komitete ekzekutive, të vazhdojnë
funksionimin e tyre deri në emërimin e organeve ekzekutive të përkohshme pluraliste.
Neni 5
Komitetet ekzekutive të përkohshme pluraliste ushtrojnë të gjitha kompetencat e njohura me
ligj të organit që zëvendësojnë.
Neni 6
Gjyqtarët e gjykatave të rre theve e të zonave, kryetarët e zëvendëskryetarët e tyre, si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.