PËR PARTITË POLITIKE
Ligji nr. 7502, datë 25 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 9 prill 1998.
- Numri
- 7502
- Data e miratimit
- 25 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 25 gusht 1991
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1991-08-25
LIGJ
Nr.7502, datë 25.7.l991
PËR PARTITË POLITIKE
Ne mbështetje të neneve 6 dhe 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.l991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese ".
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Partitë politike janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të
pikëpamjeve politike të përbashkëta, që synojne të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes
në zgjedhjet dhe përfaqesimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.
Neni 2
Partitë politike marrin pjesë në formimin e vullnetit politik të popullit në të gjitha fushat e
jetës publike e kryesisht :
a) nëpërmjet ndikimit në krijimin e opinionit publik dhe të edukatës politike;
b) nëpërmjet nxitjes së pjesëmarrjes aktive të shtetasve në jetën politike dhe evidentimit e
aftësimit të njerëzve për të marrë përsipër përgjegjësi publike;
c) nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet kombëtare e lokale.
Neni 3
Partitë politike janë pjesë integrale kushtetuese të një sistemi të lirë e demokratik qeverimi.
Veprimtaria e tyre është e lirë dhe e grantuar me ligjin " Për dispoztat kryesore kushtetuese".
Neni 4
Partitë politike përdorin vetëm mjete dhe metoda demokratike për arritjen e qëllimeve të tyre.
Neni 5
Veprimtaria e partive mund të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ose në
disa rrethe.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 korrik 1992 · 7591 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7502, DATË 25.7.1991 "PËR PARTITË POLITIKE
- 21 prill 1994 · 7818 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7502, DATË 25.7.1991 “PËR PARTITË POLITIKE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7591, DATË 16.7.1992
- 9 prill 1998 · 8324 · për një ndryshim në ligjin nr.7502, datë 25.7.1991 "Për partitë politike", ndryshuar me ligjet nr.7591datë 16.7.1992 dhe nr.7818, datë 21.4.1994
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.