PËR POLICINË E RENDIT
Ligji nr. 7504, datë 30 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 maj 1998.
- Numri
- 7504
- Data e miratimit
- 30 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 25 gusht 1991
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1991-08-25
LIGJ
Nr.7504, datë 30.7.l991
PËR POLICINË E RENDIT
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.l991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
PARIME TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Policia e rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit
Publik, në strukturën e Forcave të armatosura të Rëpublikës së Shqipërisë
Neni 2
Veprimtaria e policisë së rendit bazohet në Kushtetute e në legjislacionin e Republikes së
Shqiperise dhe i përmbahet parimit të ligjishmërisë, të humanizmit e të objektivitetit.
Neni 3
Policia e rendit ka për detyrë të ruaje rendin publik, të parandalojë e zbulojë veprimtarinë
kriminale që cënon të drejtat e ligjshme të individëve dhe të mbrojë pronënë shtetërore e private dhe
interesat e organizatave ekonomike, politike e shoqërore nga veprimet e kundërligjshme.
Neni 4
Policia e rendit, në kryerjen e detyrave të saj, mbështetet edhe në ndi hmën e organeve
shtetërore, të institucioneve, organizatave të ndryshme dhe të shtetasve.
Neni 5
Veprimtaria e policisë së rendit, si rregull është e hapur për opinionin publik dhe mjetet e
informimit masiv. Ajo jep informacion për gjendjen e kriminalitetit e të rendit publik në përputhje me
ligjin duke ruajtur sekretin shtetëror dhe nderin e dinjitetin e shtetasve.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 25 maj 1992 · 7567 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
- 9 shtator 1992 · 7601 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
- 12 tetor 1992 · 7620 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
- 1 dhjetor 1994 · 7880 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
- 6 maj 1998 · 8341 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.