PËR INSTITUTIN E SIGURIMEVE
Ligji nr. 7506, datë 31 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7506
- Data e miratimit
- 31 korrik 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 25 gusht 1991
- Hyn në fuqi
- 25 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1991-08-25
LIGJ
Nr.7506, datë 31.7.1991
PËR INSTITUTIN E SIGURIMEVE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOS I:
Neni 1
Në Republikën e Shqipërisë veprimtaria e sigurimeve dhe e risigurimeve kryhet nga Instituti i
Sigurimeve (INSIG), që është institucion shtetëror dhe varet nga ministri i Financave.
Neni 2
Sigurimet e detyrueshme catohen me ligj, kurse ato të pronës shtetëror me dispozita të
Këshillit të Ministrave.
Sigurimet vullnetare caktohen nga Instituti i Sigurimeve.
Objektet e rreziqet, tarifat, parimet, rregullat dhe kushtet e tjera që lidhen me sigurimet
miratohen nga ministri i Financave me popozimin e Institutit të Sigurimeve.
Marrëdhëniet e siguruesit me të siguruarin rregullohen me anë të kontratës së sigurimit.
Neni 3
Instituti i Sigurimeve ka të drejtë të bëjë:
a) Sigurimin e investimeve që kryhen në Republikën e Shqipërisë nga personat juridikë a
fizikë të huaj, si dhe të pasurive që lidhen me to.
b) Sigurimin e pasurive të ndërmarrjeve me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj, të cilat ushtrojnë
veprimtari ekonomike e financiare në Republikën e Shqipërisë.
Neni 4
Instituti i Sigurimeve bën risig urime me shoqëri të sigurimeve e të risigurimeve të vendeve të
tjera, në bazë të dispozitave të Këshillit të Ministrave.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.