Ligj

PËR BANKËN E KURSIMEVE

Ligji nr. 7505, datë 31 korrik 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7505
Data e miratimit
31 korrik 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 25 gusht 1991
Hyn në fuqi
25 gusht 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 1991-08-25

LIGJ

Nr .7505, datë 31.7.l991

PËR BANKËN E KURSIMEVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.l991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Banka e Kursimeve është institucion shtetëror i pavarur, bën pjesë në sistemin bankar të

Republikës se Shqipërisë dhe ka këtodetyra:

a) kryen veprimtari për depozitat e kursimit të mjeteve monetare të shtetasve.

b) kryen veprimtari për depozitat e kursimit në valutë të huaj për shtetasit shqiptar e të huaj;

c) jep kredi afatshkurtër e afatgjatë

ç) kryen shërbime të ndryshme.

Neni 2

Çdo shtetas ka të drejtë të depozitojë mjetet e tij monetare në Bankën e Kursimeve.

Depozituesi ka të drejtë ta disponojë lirisht e në çdo kohë depozitën e tij.

Depozitimi në Bankën e Kursimeve mund të bëhet edhe në emrin e një personi të tretë.

Rregullat, kushtet dhe afatet për depozitat e kursimit caktohen nga Banka e Kursimeve.

Neni 3

Depozituesi ka të drejtë të autorizojë me prokurë persona të tjerë për të bërë tërheqje nga

depozita e tij.

Prokura për depozituesin me banim në Republikën e Shqipërisë lëshohet në përputhje me

dispozitat e Kodit Civil.

Prokura, për depozotuesit që ndodhen jashtë shtetit, duhet të je të lëshuar e vërtetuar nga

organet e autorizuara dhe në mënyrë që përcaktohen në ligjin e vendit ku ndodhet depozituesi.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.