PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7508, datë 7 gusht 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 1 dhjetor 1994.
- Numri
- 7508
- Data e miratimit
- 7 gusht 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 29 gusht 1991
- Hyn në fuqi
- 29 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 1991-08-29
LIGJ
Nr.7508, datë 7.8.l991
PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
Neni 1
Policia ushtarake është organ ekzekutiv, që shtrihet në njësinë e bashkuar operative dhe merret
me sigurimin e ruajtjen e pjesetarëve të forcave të armatosua e të pasurisë ushtarake, me mbajtjen e
rregullit e të disiplinës në garnizonet ushtarake, në mjedise të tjera dhe në rrjetin e transportit qytetar
e ndërqytetar si dhe me zbulimin e atyre që kryejne vepra penale ushtarake.
Neni 2
Policia ushtarake përbëhet nga nënrepartet luftarake me efektiv të zgjedhur dhe me përgatitje
speciale, në përputhje me detyrat që kryhen.
Neni 3
Efektivi i forcave të policisë ushtarake pajiset me armatimin, mjetet luftarake dhe
materialet e domosdoshme. Uniforma, mjetet e transportit dhe ato luftarake mbajnë ngjyrë e shenj a
dalluese të përcaktuara, të ndryshme nga forcat e tjera. Pajisjet profesionale janë njëlloj me ato të
forcave të ruajtjes se rendit.
Neni 4
Policia ushtarake kryen këto detyra :
1. Mban rregull ushtarak e disiplinë në garnizonet ushtarake, në qytet e, në qendra të banuara,
në stacione e rrjetin e transportit, në poligone e fushime gjatë stërvitjeve, në shkolla e institucione
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 1 dhjetor 1994 · 7881 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7508, DATË 7.8.1991 "PËR POLICINË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.