Ligj

PËR PUNËSIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7517, datë 8 tetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7517
Data e miratimit
8 tetor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 8 nëntor 1991
Hyn në fuqi
8 nëntor 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1991-11-08

LIGJ

Nr.7517, datë 8.10.1991

PËR PUNËSIMIN E SHTETASVE SHQIPTARË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË

Duke u bazuar në të drejtën e njeriut për ushtrimin e lirë të punës e të profesionit, në

mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.l991 " Për dispozitat kryesore kushtetuese", me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Shtetasi shqiptar i aftë për punë , me kërkesën e tij pranë organit kompetent shtet ëror, ka të

drejtë të punësohet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Të drejtën e punësimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nuk mund të ushtrojnë :

a) personat që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç,

b) personat që kanë për të kryer shërbimin ushtarak,

c) personat e dënuar penalisht si dhe ata kundër të cilëve ka filluar ndjekja penale deri në

përfundimin e saj,

ç) personat, ndaj të cilëve institucioni, ndërmarrja, organizata ose individi ngrenë pretendime

për detyrime materiale deri në shqyrtimin përfundimtar të tyre dhe në shlyerjen e plotë të detyrimit,

d) personat që kanë detyrime familjare të pazgjidhura të parashikuara në Kodin e Familjes me

përjashtim të rastit kur japin garanci ligjore për përmbushjen e detyrimeve,

dh) të gjithë pjestarët e forcave të armatosura,

e) personat të cilëve me vendim të gjykatës u është hequr zotësia për të vepruar.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.