Ligj

PËR NJË SHTESË NË DEKRETIN NR.7393, DATË 12.6.1990 "PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE PËR JASHTË SHTETIT DHE DHËNIEN E VIZAVE"

Ligji nr. 7518, datë 9 tetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7518
Data e miratimit
9 tetor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 8 nëntor 1991
Hyn në fuqi
8 nëntor 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1991-11-08

LIGJ

Nr.7518, datë 9.10.1991

PËR NJË SHTESË NË DEKRETIN NR.7393, DATË 12.6.1990 "PËR LËSHIMIN E

PASAPORTAVE PËR JASHTË SHTETIT DHE DHËNIEN E VIZAVE"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491 datë 29.4.l991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese

", me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në fund të paragrafit të parë, të nenit 17 të dekretit nr.7393, datë 12.6.l990" Për lëshimin e

pasaportave për jashtë shtetit dhe dhë nien e vizave " shtohen këto fjali: "Të huajve, që kryejnë

veprimtari afariste, tekniko -shkencore dhe kulturore të autorizuar nga organet kompetente shqiptare,

viza u jepet për udhëtime të pakufizuara me afat deri në l vit. Viza me afat deri në 1 vit u jepet edhe

përfaqësuesve të shoqatave të huaj të bamirësisë ".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.64 , datë 24.10.l991 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ramiz

Alia

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.