Ligj

PËR EMETIMIN E OBLIGACIONEVE

Ligji nr. 7519, datë 15 tetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7519
Data e miratimit
15 tetor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 8 nëntor 1991
Hyn në fuqi
8 nëntor 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 1991-11-08

LIGJ

Nr.7519, datë 15.10.1991

PËR EMETIMIN E OBLIGACIONEVE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Minisrtave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Obligacionet janë letra me vlerë nominale të cilat emetohen nga organet shtetërore.

Kanë të drejtë për të emetuar obligacione Ministria e Financave dhe organet e pushtetit lokal.

Kriteret e emetimit, të shlyerjes dh të caktimit të përqindjev e që rrjedhin prej obligacionit,

përcaktohen me akte të organeve që bëjnë emetiemin e obligacioneve.

Neni 2

Organet që emetojnë obligacione garantojnë pagimin e përqindjeve të interesave të tyre, sipas

afateve të caktuara dhe vlerës nominale të obligacio nit, si dhe shlyerjen e tyre në afat. Shtyrja e afatit,

për raste të veçanta, bëhet me ligj.

Neni 3

Obligacionet emetohen për periudha kohe nga 2 deri në 7 vjet.

Neni 4

Të drejtën e blerjes së obligacioneve e gëzojnë të gjithë personat fizikë e juridikë vendas a të

huaj, të cilët sipas legjislacionit shqiptar kanë zotësinë për të vepruar.

Neni 5

E drejta e pronësisë mbi obligacionet fitohet me blerjen e tij dhe nga kjo ditë pronarit të

obligacionit i lind e drejta për të përfituar përqindjet që rrjedhin prej tij.

Neni 6

Pronari i obligacionit ka të drejtë t'ua shesë lirisht obligacionin personave të tretë në çdo kohë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.