PËR MIRATIMIN E URDHRIT "NËNË TEREZA"
Ligji nr. 7522, datë 30 tetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7522
- Data e miratimit
- 30 tetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 27 dhjetor 1991
- Hyn në fuqi
- 27 dhjetor 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1991-12-27
LIGJ
Nr.7522, datë 30.10.1991
PËR MIRATIMIN E URDHRIT "NËNË TEREZA"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Të miratojë urdhrin "Nënë Tereza".
Neni 2
Urdhri "Nënë Tereza" u jepet shteteve, organizatave, shoqatave, firmave si dhe shtetasve
vendas a të huaj për shërbime të shquara humanitare dhe bamirësie ndaj Shqipërisë.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekr etin nr.67, datë 5.11.1991 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz
Alia.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.