PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE
Ligji nr. 7523, datë 6 nëntor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 20 maj 1992.
- Numri
- 7523
- Data e miratimit
- 6 nëntor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 27 dhjetor 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1991-12-27
LIGJ
Nr.7523, datë 6.11.1991
PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Ndërmarrja shtetërore, që më poshtë do të quhet ndërmarrje, është pronë e shtetit.
Ndërmarrja është person juridik.
Neni 2
Ndërmarrja, në pajtim me objektin e caktuar në aktin e krijimit të saj, ushtron një ose disa
veprimtari kryesore prodhimi, tregtie, punimi, ndë rtimi ose shërbimi, si dhe veprimtari me karakter
plotësues (të dyta).
Ndërmarrja ushtron vepritarinë në mënyrë të pavarur, në kushtet e konkurrencës me subjektet
e tjera ekonomike.
Neni 3
Ndërmarrja për kryerjen e veprimtarive të saj, hyn në marrëdhëniet ë lira ekonomike e
financiare me persona juridikë a fizikë, të huaj dhe me kapital të përbashkët.
Neni 4
Ndërmarrjet me të ardhura që kanë të përballojnë shpenzimet, detyrimet ndaj shtetit dhe të
sigurojnë fitim, me përjashtim të atyre që financohen nga buxheti i shtetit.
Neni 5
Ndërmarrjet klasifikohen në:
a) Ndërmarrje nacionale,
b) Ndërmarrje lokale.
Kriteret dhe mënyra e klasifikimit të tyre përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
Neni 6
Ndërmarrja është e detyruar ta zhvillojë vepritarinë e saj në përputhje me legjislacionin në fuqi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 20 maj 1992 · 7565 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7523, DATË 6.11.1991 "PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.