Ligj

PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR

Ligji nr. 7524, datë 19 nëntor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 17 shtator 1997.

Numri
7524
Data e miratimit
19 nëntor 1991
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 27 dhjetor 1991
Hyn në fuqi
27 dhjetor 1991
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 1991-12-27

LIGJ

Nr.7524, datë 19.11.1991

PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 " Për dispozitat kryesore

kushtetuese".

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) është institucion qendror informativ e kulturor shtet ëror,

mbarëkombëtar, që udhëhiqet nga idealet kombëtare.

Neni 2

RTSH është në varësinë dhe kontrollin e Kuvendit Popullor

Neni 3

RTSH është institucion i depolitizuar, ku ndalohet veprimtaria e partive politike. Drejtuesve

dhe punonjësve të RTSH u ndalohet anëtarësia në parti si dhe zhvillimi i veprimtarive politike në favor

ose kundër cilësdo forcë politike e shoqërore.

Neni 4

Ndalohet ndërhyrja e partive dhe e organizatave të ndryshme në veprimtarinë e RTSH.

Neni 5

Programet e RTSH bazohen në parimet e demokracisë , pluraliste, të panashmërisë dhe të

objektivitetit. Ato mbrojnë e zhvillojnë traditat dhe kulturën kombëtare.

RTSH nuk duhet t'u shërbejë në mënyrë të njëanëshme interesave të asnjë partie, organizate

apo force shoqërore.

Neni 6

Ndalohet përhapja e njoftimeve, që përbëjnë sekret shtetëror të njohur me ligj, që bëjnë thirrje

për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, për luftë e terror, për të nxitur armiqë sitë politike,

etnike e fetare në shoqëri dhe çdo veprimtari tjetër që bie në kundërshtim me legjislacionin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 27 maj 1992 · 7569 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"
  2. 31 korrik 1997 · 8228 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7569, DATE 27.5.1992"
  3. 17 shtator 1997 · 8243 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.