PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4976, DATË 29.6.1972 "PËR PENSIONET E ANËTARËVE TË KOOPERATIVAVE BUJQËSORE"
Ligji nr. 7542, datë 18 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7542
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 12 janar 1992
- Hyn në fuqi
- 12 janar 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1992-01-12
LIGJ
Nr.7542, datë 18.12.1991
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.4976, DATË 29.6.1972 "PËR PENSIONET E
ANËTARËVE TË KOOPERATIVAVE BUJQËSORE"
Në bazë të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese",
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.4976, datë 29.6.1972 "Për pernsionet e anëtarëve të kooperativave
bujqësore", pas nenit 29, shtohet neni 29/a me këtë përmbajtje:
"Nuk konsiderohet ndërprerje në punë, për efekt të zbatimit të neneve 3/a, 6, 10, 13 dhe
14 të këtij ligji, periudha nga data e shpërbërjes së kooperativës bujqësore deri në datën që mbi
bujkun privat shtrihet sigurimi i detyruar".
Neni 2
Pas neni 3/a shtohet neni 3/b me këtë përmbajtje:
"Anëtari i kooperativës bujqësore dhe bujku privat marrin një ndihmë të njëhershme prej
200 lekësh për çdo fëmijë që lind i gjallë.
Në rast vdekjeje të anëtarit të kooperativës bujqësore, bujkut privat, pensionistit ose të një
anëtari të familjes që ka qenë efektivisht në ngarkim, të afërmit marrin një ndihmë në të holla prej
300 lekësh për shpenzime varrimi".
Neni 3
Paragrafi i dytë i nenit 9/b ndryshohet si vijon:
"Kjo ndihmë përballohet nga buxheti i shtetit".
Neni 4
Në nenin 31 shtohen dy praragrafë me këtë përmbajtje:
"Dispozitat e këtij ligji shtrihen edhe mbi bujkun privat dhe në persona të tjerë, që me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.