PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 7541, datë 18 dhjetor 1991, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 26 janar 1993.
- Numri
- 7541
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 1991
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 12 janar 1992
- Hyn në fuqi
- 12 janar 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 1992-01-12
LIGJ
Nr.7541, datë 18.12.1991
PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Avokatia në Republikën e Shqipërisë ka për detyrë t'u japë ndihmë juridike shtetasve shqiptarë
e të huaj, personave juridikë shqiptarë e të huaj, organeve, institucioneve shtetërore dhe organizat ave
shoqërore.
Neni 2
Ndihma juridike jepet:
a) me këshillime për çështje ligjore;
b) me përgatitje të kërkesëpadive ose të kërkesave për ndjekje penale;
c) me përgatjtje të kërkesave ankimore kundër vendimeve gjyqësore, të hetuesisë, të
arbirtrazhit, të organeve të administratës shtetërore etj.;
ç) me përgatitje të ankesave e të kërkesave të shtetasve;
d) me përpilimin e akteve që vërtetohen nga noteri;
dh) me pjesëmarrjen si mbrojtës në hetuesi dhe në gjykimin e çështjeve penale;
e) me përfaqësimin e pjesëmarrësve në proces në gjykimin e çështjeve civile, në arbitrazh dhe
në organet e tjera shtetërore, për çështje civile e administrative;
ë) në raste të tjera të parashikuara në ligj.
Neni 3
Për të mbikëqyrur veprimtarinë e avokatisë, krijohet Këshilli Mbikëqyrës i përbërë prej
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 26 janar 1993 · 7666 · PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT PËR RIVLERËSIMIN E LEJEVE PËR USHTRIMIN E AVOKATISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7541, DATË 18.12.1991 "PËR AVOKATINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.