Ligj

PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TË TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 7546, datë 6 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 korrik 1992.

Numri
7546
Data e miratimit
6 janar 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
1 janar 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr.7546, datë 6.1.1992

PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE DHE TË TAKSAVE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë administrimi i tatimeve dhe i taksave bëhet nga organet tatimore.

Organe tatimore janë drejtoria e tatimeve në Ministrinë e Financave dhe organet e saj në

rrethe.

Neni 2

Organet tatimore kryejnë të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e subjekteve, mbajnë

dokumentacionin përkatës,nxjerrin aktet tatimore dhe rujanë e administrojnë dokumentacionin sipas

dispozitave të veçanta.

Neni 3

Akti tatimor nxirret në bazë të deklaratës dhe të dhënavetë tjera të paraqitura nga subjektet

sipas afateve dhe e kërkesave të caktuara me dispozita ligjore.

Organet tatimore përcaktojnë bazën dhe madhësinë e tatimit në aktet tatimore.

Neni 4

Personat juridikë e fizikë, vendas e të huaj, që ushtrojnë veprimtari ekonomke, i nënshtrohen

tatimit dhe taksave në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimet dhe taksat.

Neni 5

Viti tatimor përputhet me vitin kalendarik.

Neni 6

Tatimet paguhen në lekë shqiptare, përveç rasteve kur m e dispozita të veçanta parashikohet

ndryshe.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 korrik 1992 · 7589 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7546, DATË 6.1.1992 "PËR ADMINISTRIMIN E TATIMEVE E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.