PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT E PERSONAV FIZIKË NË SEKTORËT PRIVATË TË TRGTISË, ARTIZANATIT E TË SHËRBIMEVE TË TJERA
Ligji nr. 7545, datë 6 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 korrik 1992.
- Numri
- 7545
- Data e miratimit
- 6 janar 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 10 maj 1992
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 1991
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10
LIGJ
Nr.7545, datë 6.1.1992
PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT E PERSONAV FIZIKË NË SEKTORËT PRIVATË TË
TRGTISË, ARTIZANATIT E TË SHËRBIMEVE TË TJERA
Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Personat fizikë që ushtrojnë veprimtari private në fushën e tregtisë, të artizanatit dhe të
shërbimeve, si transport, shëndetësi, avokaturë, e veprimt ari të kësaj natyre, i nënshtrohen tatimit mbi
të ardhurat që realizojnë.
Neni 2
Tatimi llogaritet me tarifë proporcionale dhe fikse mbi të ardhurat që realizohen nga shitja ose
kryerja e shërbimeve, dhe derdhen në buxhetin e shtetit në afatet e caktuara.
Neni 3
Për personat fizikë që ushtrojnë veprimtari në njësi të veçanta, zbatohen tarifa të tatimit
proporcional në këtë masë:
a) Tregtarët që shesin kryesisht prodhime të përpunuara vetë, 12 për qind.
b) Tregtarët që shesin mallra konsumi industrial, ushqimor dhe produkte të tjera të gatshme,
10 për qind.
c) Artizanët e shërbime të tjera publike, 7 për qind.
ç) Avokatët, mjekët, veterinerët e persona të tjerë fizikë që ushtrojnë profesione të ngjashme
me to, 20 për qind.
Neni 4
Personat fizikë që ushtrojnë veprimtari ambulante e forma të tjera të kësaj natyre, paguajnë
tatim vjetor me tarifa fikse në këtë masë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 korrik 1992 · 7590 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7545, DATË 6.1.1992 "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT E PERSONAVE FIZIKË NË SEKTORËT PRIVATË TË TREGTISË, ARTIZANATIT E SHËRBIMEVE TË TJERA"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.