Ligj

PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 7548, datë 8 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 korrik 1992.

Numri
7548
Data e miratimit
8 janar 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
1 janar 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr. 7548, datë 8.1.1992

PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 13 dhe 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksat nacionale dhe ato lokale.

Neni 2

Në taksat nacionale bëjnë pjesë:

- taksa portuale;

- taksa për shërbime konsultore;

- taksa për qarkullimin e automjeteve;

- taksa për përdorimin e aparateve telefonikë;

- taksa për kryerjen e veprimeve gjyqësore e noteriale;

- taksa për regjistrimin në arsimin e lartë;

- taksa për radiokomunikimin privat.

Neni 3

Në taksat lokale bëjnë pjesë:

- taksë pulle dhe taksë mbi aktet;

- taksë regjistrimi për veprimtari të ndryshme;

- taksë pastrimi;

- taksë tregu për zënie vendi e peshëmatje;

- taksë për gjueti.

Neni 4

Në raste të veçanta kur gjykohet e domosdoshme, komiteti ekzekutiv i rrethit mund të

vandosë taksa të përkohshme për shërbime në interes të banorëve të rrethit.

Neni 5

Të ardhurat që realizohen nga taksat nacionale, derdhen në buxhetin e shtetit, kurse ato që

realizohen nga taksat lokale, derdhen në buxhetin e rrethit.

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 15 korrik 1992 · 7588 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7548, DATË 8.1.1992 "PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.