Ligj

PËR METODAT E PUNËS TË POLICISË KRIMINALE

Ligji nr. 7549, datë 14 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7549
Data e miratimit
14 janar 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
10 maj 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr.7549, datë 14.1.1992

PËR METODAT E PUNËS TË POLICISË KRIMINALE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Policia kriminale është sektor i specializuar i policisë së rendit për të luftuar kriminalitetin.

Neni 2

Veprimtaria e policisë kriminale bazohet në dispozitat kushtetuese të Republikës së

Shqipërisë, në Kodin e Procedurës Penale, në ligjin "Për policinë e rendit" dhe për metodat e veçanta

të punës së saj, në dispozitat e këtij ligji.

Neni 3

Për veprimtari kriminale ndiqen vetëm personat për të cilët ka të dhëna se kanë kryer, kryejnë

a përgatiten të kryejnë vepra penale.

Neni 4

Për të zbuluar, dokumentuar e parandaluar veprimtarinë keqbërëse, policia kriminale

mbështetet te informacioni, përdor mjete zbuluese speciale dhe metoda e mjete tekniko- kriminalistike.

Si burim informacioni mund të shërbejë çdo person fizik. Policia kriminale mund të marrë

informacion edhe nga persona të implikuar në veprimtari kriminale.

Informimi bëhet mbi bazën e vullnetit të lirë të personit.

Neni 5

Personat që ndihmojnë për parandalimin e zbulimin e krimeve, shpërblehen nga policia

kriminale sipas kritereve që caktohen nga Ministri i Rendit Publik.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.