Ligj

PËR FORCAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Ligji nr. 7551, datë 22 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7551
Data e miratimit
22 janar 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
10 maj 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr.7551, datë 22.1.1992

PËR FORCAT E NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përbëhen nga reparte të specializuara të policisë, të cilat

përdoren për ndërhyrje të shpejtë kur ka shkelje të rënda të rendit, si akte dhune, terrori, vandalizma

dhe kur nuk është e mundur të mbrohet rendi nga shërbimet e tjera të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë bëjnë pjesë në sistemin e Ministrisë së Rendit Publik.

Neni 2

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë gjatë ushtrimit të detyrës zbatojnë me përpikmëri dispozit at

kushtetuese, kërkesat e ligjit dhe respektojnë e mbrojnë të drejtat dhe liritë e shtetasve.

KREU II

ORGANIZIMI I FORCAVE TE NDËRHYRJES SË SHPEJTË

Neni 3

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përbëhen nga efektiva oficerë, nënoficerë dhe policë me pagesë.

Organika e tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Uniforma dhe shenjat e veçanta të reparteve të ndërhyrjes së shpejtë caktohen nga Këshilli i

Ministrave. Ato nuk mund të përdoren nga organet e tjera.

Çdo pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë duhet të ketë numrin e tij personal.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.