PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7498, DATË 5.7.1991 "PËR RUAJTJEN E RENDIT E TË QETËSISË"
Ligji nr. 7554, datë 30 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7554
- Data e miratimit
- 30 janar 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 10 maj 1992
- Hyn në fuqi
- 10 maj 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10
LIGJ
Nr.7554, datë 30.1.1992
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7498, DATË 5.7.1991 "PËR RUAJTJEN
E RENDIT E TË QETËSISË"
Në mështetje të neneve 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7498, datë 5.7.1991 "Për ruajtjen e rendit e të qetësisë", neni 6 ndryshohet si
vijon:
Ndalohet zënia dhe përdorimi arbitrarisht i apartamenteve të banimit apo i mjediseve të tjera
shtetërore ose private pa lidhur në fillim kontratën përkatëse.
Në këto mjedise, me kërkesë me shkrim të personit juridik ose fizik të interesuar, organi i
policisë urdhëron kundërvajtësin të lirojë menjëherë banesën ose mejdisin e zënë padrejtësisht. Në
këto raste organet e policisë janë të detyruara të bëjnë lirimin e apartamentit të banimit apo mjediseve
të tjera me forca të aktivizuara prej tyre.
Kur ka mosmarrëveshje për efekt pronësie ose qiraje, ky urdhër zbatohet pas miratimit nga
organet e pushtetit lokal.
Shpenzimet që bëhen për këto veprimet'i ngarkohen kundërvajtësit sipas urdhrit të policisë, i
cili është i formës së prerë.
Policia nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë nga veprimet që kryhen konform
kërkesave të këtij ligji.
Përsëritja e veprimeve të tilla formon vepër penale e dënohet sipas Kodit Penal.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.