Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7553, datë 30 janar 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7553
Data e miratimit
30 janar 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
10 shkurt 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr.7553, datë 30.1.1992

PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Pas nenit 60 shtohet neni 60-a me këtë përmbajtje:

Korrupsioni politik

Marrja ose pranimi për të marrë, për vete ose për të tjerët, shpërblim në të holla ose sende të

tjera për të kryer veprime në kundërshtim me interesat kombëtare, dënohet:

me heqje të lirisë jo më pak se 10 vjet ose me vdekje.

Neni 2

Në nenin 71 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

Dëmtimi oes bllokimi i ujësjellësave, linjave të tensionit të lartë e atyre telefonike, dënohet:

me heqje të lilrisë gjer në pesë vjet.

Neni 3

Pas nenit 73 shtohet neni 73-a me këtë përmbajtje:

Përgatitja dhe shitja e prodhimeve ushqimore të rrezikshme për shëndetin

Përgatitja, importimi, ruajtja dhe shitja e prodhimeve ushqimore, e pijeve dhe barnave të

rrezikshme ose të dëmshme për jetën ose shëndetin, si dhe futja në përdorim e kimikateve, materialeve

dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra

kanë ardhur pasoja të rënda dënohen:

me heqje të lirisë nga dy gjer në njëzet vjet.

Neni 4

Pas nenit 78 shtohet neni 78-a me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.