Ligj

PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 7556, datë 4 shkurt 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 maj 1997.

Numri
7556
Data e miratimit
4 shkurt 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 10 maj 1992
Hyn në fuqi
10 maj 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 1992-05-10

LIGJ

Nr.7556, datë 4.2.1992

PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenve 16 e 17 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese",

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit Popullor bëhen në territorin e Republikës së Shqipërisë me

votim të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë, të lirë dhe të fshehtë.

Neni 2

Të drejtën për të votuar e kanë të gjithë shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhjeve mbushin

moshën 18 vjeç.

Të drejtën për t'u zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor e kanë të gjithë ata që ditën e

zgjedhjeve mbushin moshën 21 vjeç, kanë shtetësinë shqiptare dhe vendbanim të përhershëm në

Republikën e Shqipërisë.

Neni 3

Nga e drejta elektorale përjashtohen shtetasit, të cilëve u është hequr kjo e drejtë me vendim të

gjykatës për shkak se kanë kryer një vepër penale, si dhe të paaftët mendërisht të cilësuar të tillë nga

gjykata.

Neni 4

Çdo zgjedhës ka të drejtën vetëm të një vote.

Vota e një zgjedhësi është e barabartë me votën e çdo zgjedhësi tjetër.

Neni 5

Deputeti i Kuvendit Popullor nuk mund të jetë në të njëjtën kohë anëtar i zgjedhur apo i

emëruar në organet lokale të pushtetit të administratës shtetërore, si dhe në organet e drejtësisë.

KREU II

SISTEMI I ZGJEDHJEVE

Neni 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 1 shkurt 1996 · 8055 · PËR NDRYSHIMET NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 “PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË"
  2. 9 korrik 1996 · 8119 · PËR MIRATIMIN E DEKRETIT NR.1500, DATË 26.5.1996 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 “PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8055, DATË 1.2.1996
  3. 11 shtator 1996 · 8143 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 “PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8055, DATË 1.2.1996
  4. 16 maj 1997 · 8218 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7556, DATË 4.2.1992 "PËR ZGJEDHJET E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8143, DATË 11.9.1996

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.