"PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7521, DATË 30.10.1991 "PËR PËRKRAHJEN SOCIALE PËR PERSONAT QË DALIN TË PAPUNË NGA ZBATIMI I REFORMËS EKONOMIKE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7579, DATË 2.7.1992
Ligji nr. 7671, datë 9 shkurt 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7671
- Data e miratimit
- 9 shkurt 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 27 mars 1993
- Hyn në fuqi
- 27 mars 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27
LIGJ
Nr.7671, datë 9.2.1993
"PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7521, DATË 30.10.1991 "PËR PËRKRAHJEN
SOCIALE PËR PERSONAT QË DALIN TË PAPUNË NGA ZBATIMI I REFORMËS
EKONOMIKE", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.7579, DATË 2.7.1992
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit n r.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7521, datë 30.10.1991, ndryshuar me ligjin nr.7579, datë 2.7.1992, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 shtohet shkronja "f" me këtë përmbajtje:
"Ish-punonjësit e kooperativave bujqësore që kanë dalë të papunë nga prishja e tyre
dhe që në kohën e prishjes kanë qenë me banim në qytet, qendra të banuara e ndërmarrje
bujqësore, në qoftë se nuk kanë përfituar përkrahje sociale ose tokë".
Neni 2
Në nenin 6 shtohet shkronja "ç" me këtë përmbajtje:
"Ish-punonjësit e ndërmarrjeve bujqësore, familjet e të cilëve përfitojnë tokë, duke
filluar nga data 1.6.1993".
Neni 3
Në nenin 13 bëhen këto ndryshime:
Në paragrafin e dytë ku thuhet "deri në datën 31.12.1992" të zëvendësohet me "deri në
datën 30.4.1993".
Në paragrafin e fundit ku thuhet "Pas datës 31.12.1992", të zëvendësohet me "Pas datës
30.4.1993".
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.461, datë 16.2.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.