PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7582, DATË 13.7.1992 "PËR NDËRMARRJET SHTETËRORE"
Ligji nr. 7670, datë 9 shkurt 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7670
- Data e miratimit
- 9 shkurt 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 27 mars 1993
- Hyn në fuqi
- 27 mars 1993
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1993-03-27
LIGJ
Nr.7670, datë 9.2.1993
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7582, DATË 13.7.1992 "PËR NDËRMARRJET
SHTETËRORE"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1992 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në nenin 6 të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992 "Për ndërmarrjet shtetërore", të shtohen dy
paragrafë me këtë përmbajtje:
"Ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë shtetërorë jobuxhetorë lejohen të marrin e t'i
japin kredi subjekteve shtetërorë a privatë për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve të
tyre".
Këshilli i Ministrave rregullon me dispozita të veçanta kushtet dhe afatet specifike të
këtyre kredive".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.462, datë 16.2.1993 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.