PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE
Ligji nr. 7558, datë 9 prill 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7558
- Data e miratimit
- 9 prill 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 20 qershor 1992
- Hyn në fuqi
- 20 qershor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1992-06-20
LIGJ
Nr.7558, datë 9.4.1992
PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR
DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”
Në mbështetje të neneve 16 dhe 28 pika 4 dhe 30 të ligjit “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”;
Me propozimin e grupit prej një të katërtës së deputetëve
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 17 të shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Veprimtaria e Kuvendit Popullor merr fund ditën e mbledhjes së parë të Kuvendit të ri”.
Neni 2
Në nenin 25, bëhen këto ndryshime:
Paragrafi i parë ndryshohet si vijon:
“Presidenti i Republikës zgjidhet nga Kuvendi Popullor për pesë vjet, pa debat, me votim
të fshehtë dhe me një shumicë prej dy të tretash të votave të të gjithë deputetëve. Në rast se në
votimin e parë nuk sigurohet shumica e kërkuar, bëhet botimi i dytë në të cilin Presidenti zgjidhet
me shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve”.
Paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:
“Kandidati për President propozohet nga një grup deputetësh prej jo më pak se 20
vetësh”.
Pas paragrafit të dytë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Një deputet nuk lejohet të marrë pjesë në më shumë se në një grup deputetësh që
propozojnë kandidatin për President”.
Neni 3
Në nenin 26, paragrafi i fundit ndryshohet si vijon:
“Funksioni i Presidentit të Republikës është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.