PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 7559, datë 22 prill 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 13 maj 1993.
- Numri
- 7559
- Data e miratimit
- 22 prill 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 20 qershor 1992
- Hyn në fuqi
- 20 qershor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1992-06-20
LIGJ
Nr.7559, datë 22.4.1992
PËR BANKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KAPITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë dhe vepron në përputhje
me dispozitat e këtij ligji.
Banka e Shqipërisë është person juridik me qendër në Tiranë.
Neni 2
Banka e Shqipërisë përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe në intervale 6 mujore pas kësaj,
Banka e Shqipërisë i dorëzon Këshillit të Ministrave një deklar atë për politikën bankare, të cilën e
boton. Në këtë deklaratë përmbahen:
a) vlerësimi i politikës monetare të zbatuar nga Banka e Shqipërisë për periudhën e
mëparshme;
b) politika monetare që do të ndiqet nga Banka e Shqipërisë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm;
c) parimet për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare për një periudhë që e cakton Banka
e Shqipërisë.
Neni 3
1. Banka e Shqipërisë përgjigjet për ruajtjen e vlerës së brendshme e të jashtme të monedhës
kombëtare nëpërmjet zbatimit të politikës monetare. Për këtë:
a) Përcakton dhe nxit mekanizmat e pagesave, likuiditeteve, aftësive paguese dhe funksionet e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 maj 1993 · 7706 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7559, DATE 22.4.1992 "PËR BANKËN E SHQIPËRISË"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.