Ligj

PËR SISTEMIN BANKAR NË SHQIPËRI

Ligji nr. 7560, datë 28 prill 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 16 dhjetor 1992.

Numri
7560
Data e miratimit
28 prill 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 20 qershor 1992
Hyn në fuqi
20 qershor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1992-06-20

LIGJ

Nr. 7560, datë 28.4.1992

PËR SISTEMIN BANKAR NË SHQIPËRI

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KAPITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Banka është institucion i pavarur, që pranon depozita të çdo lloji nga persona fizike e juridikë,

ruan sekretin e tyre, jep kredi dhe kryen veprimtari të tjera bankare të njohura me ligj.

Neni 2

Sistemi bankar në Republikën e Shqipërisë organizohet me dy nivele. Në nivelin e parë bën

pjesë Banka e Shqipërisë, statusi i të cilës caktohet me ligj të veçantë. Në nivelin e dytë bëjnë pjesë

bankat e tjera.

Neni 3

Banka organizohet në një nga format e mëposhtme:

a) Bankë shtetërore, bankë aksionere me përgjegjës të kufizuar, bankë kooperative dhe bankë

private me kapital tërësisht shqiptar.

b) Bankë private ose shtetërore me kapital shqiptar dhe të huaj.

c) Bankë private me kapital tërësisht të huaj.

Banka mund të jetë kombëtare ose rajonale.

Neni 4

Banka e Shqipërisë, nuk e njeh si bankë një ndërmarrje të veçantë, kur konkludon se veprimet

e saj të kredisë janë të kufizuara dhe mjetet financiare i siguron nga ban kat ose institucionet e tjera

financiare.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 16 dhjetor 1992 · 7648 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7560, DATË 28.4.1992 "PËR SISTEMIN BANKAR NË SHQIPËRI"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.