PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”
Ligji nr. 7561, datë 29 prill 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 nëntor 1997.
- Numri
- 7561
- Data e miratimit
- 29 prill 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 2, 20 qershor 1992
- Hyn në fuqi
- 20 qershor 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1992-06-20
LIGJ
Nr.7561, datë 29.4.1992
PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR
DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”
Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit “Për dispozitat kryesore kushtetuese”,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” të Kuvendit Popullor,
pas kreut III të shtohet një kre më vete, si dhe të bëhen disa ndryshime e plotësime si vijon:
ORGANIZIMI I DREJTËSISË DHE GJYKATA KUSHTETUESE
I. SISTEMI GJYQËSOR
Neni 1
Pushteti gjyqësor është i ndarë dhe i pavarur nga pushtetet e tjera. Ai ushtrohet vetëm nga
organet e njohura nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese”.
Neni 2
Gjykata është autoriteti që zgjidh çështjet dhe mosmarrëveshjet që lidhen me zbatimin e ligjit
“Për dispozitat kryesore kushtetuese” dhe të ligjeve nëpërmjet caktimit të dënimeve penale, të
dëmshpërblimeve civile, të njohjes të të drejtave dhe detyrimeve të palëve, si edhe urdhërimit të
masave për mbrojtjen dhe vendosjen e tyre, pas një procesi të drejtë, të barabartë dhe të rregullt ligjor
në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Neni 3
Drejtësia jepet në emër të popullit.
Rastet dhe mënyra e pjesëmarrjes së popullit në dhënien e drejtësisë përcaktohen me ligj.
Neni 4
Drejtësia u përmbahet parimeve të ligjshmërisë dhe të barazisë së personave para ligjit mbi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 27 gusht 1997 · 8234 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E PLOTESIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
- 19 nëntor 1997 · 8257 · PËR NJË PLOTËSIM NË LIGJIN NR.7561, DATË 29.4.1992 "PËR DISA NDRYSHIME E PLOTËSIME NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 "PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.