Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7526, DATË. 3.12.1991 "PËR MARRËDHËNIET E PUNËS"

Ligji nr. 7562, datë 30 prill 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 shkurt 1996.

Numri
7562
Data e miratimit
30 prill 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 2, 20 qershor 1992
Hyn në fuqi
20 qershor 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 2, datë 1992-06-20

LIGJ

Nr.7562, datë 30.4.1992

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7526, DATË. 3.12.1991 "PËR MARRËDHËNIET E

PUNËS"

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

Neni 1

Në ligjin nr.7526, datë 3.12.1991 "Për marrëdhëniet e punës", pas nenit 24 shtohet neni

24/1 me kete permbajtje:

"Për nevoja të veçanta që lidhen me përmirësimin e funksioneve të strukturave të aparatit

shtetëror, për vënien në jetë të reformës organi kompetent ka të drejtë të transferojë nëpunësin në

një vend tjetër pune brenda profesionit të tij.

Kur gjetja e vendit tjetër të punës është objektivisht e pamundur e kalon atë në një punë

tjetër ose në asistencë sociale".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

Shpallur me dekretin nr.174, datë 4.5.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali

Berisha

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 shkurt 1996 · 8073 · PËR SHFUQIZIMIN E LIGJIT NR.7562, DATË 30.4.1992 “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7526, DATË 3.12.1991 ”PËR MARRËDHËNIET E PUNËS”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.