PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
Ligji nr. 7567, datë 25 maj 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7567
- Data e miratimit
- 25 maj 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 14 korrik 1992
- Hyn në fuqi
- 14 korrik 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14
LIGJ
Nr.7567, datë 25.5.1992
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7504, DATË 30.7.1991 "PËR POLICINË E RENDIT"
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Neni 36 ndryshohet si vijon:
"Në organet e policisë së rendit pranohen për policë, mbi baza vullnetare dhe me kontratë,
shtetasit shqiptarë që plotësojnë këto kërkesa:
- Të kenë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të kenë kryer shërbimin ushtarak.
- Të mos jenë të dënuar me heqje lirie.
- Të plotësojnë kushtet e konkursit për polic.
- Të plotësjnë kushtet shëndetësore, fizike dhe gjatësinë mbi 1.70 cm, si dhe të jenë të moshës
gjer në 30 vjeç.
Me miratimin e ministrit të Rendit Publik, kur komisioni mjekësor e ka parë të përshtatshëm,
mund të pranohet polic edhe shtetasi me moshë mbi 30 vjeç gjer në 40 vjeç.
- Të kenë figurë të pastër morale ".
Neni 2
Në nenin 38, mbas paragrafit të parë, shtohet paragrafi:
"Për të përndjekurit politikë ( të dënuar e të internuar) mjafton arsimi i mesëm. Kriteri i
moshës për këtë grup personash nuk merret parasysh".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.196, datë 29.5.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.