PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"
Ligji nr. 7569, datë 27 maj 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 7569
- Data e miratimit
- 27 maj 1992
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 14 korrik 1992
- Hyn në fuqi
- 14 korrik 1992
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14
LIGJ
Nr.7569, datë 27.5.1992
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7524, DATË 19.11.1991 "PËR STATUSIN E
RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTAR"
Në mbështetje të nene ve 16 e 23 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore
kushtetuese",
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7524, datë 19.11.1991 "Për Statusin e Radiotelevizionit Shqiptar", bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8, paragrafi i parë formulohet si vijon:
"Këshilli Drejtues i RTSH është organ vendimor. Ai përbëhet nga 11 vetë. Në këtë këshill bën
pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i RTSH".
Neni 2
Në nenin 9, paragrafi i pestë, pas fjalës "miraton" shtohen fjalët "emërimin dhe shkarkimin".
Neni 3
Në neni 11, paragrafi i tretë, në rrjeshtin e fundit, neni "8" bëhet neni "9".
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.229, datë 22.6.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali
Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.