Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991 “PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”

Ligji nr. 7570, datë 3 qershor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7570
Data e miratimit
3 qershor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 korrik 1992
Hyn në fuqi
14 korrik 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14

LIGJ

Nr.7570, datë 3.6.1992

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7491, DATË 29.4.1991

“PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 16 dhe 43 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, para kreut III/a shtohet një kre me këtë

përmbajtje:

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I PUSHTETIT LOKAL

Neni 1

Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në komuna, bashki dhe rrethe.

Në çdo komunë, bashki dhe rreth organizohet dhe funksionon pushteti lokal.

Neni 2

Organet e pushtetit lokal zgjidhen drejtpërsëdrejti nga populli me zgjedhje të lira, të

përgjithshme, të barabarta dhe të fshehta.

Mënyra e zgjedhjes së organeve të pushtetit lokal caktohet me ligj.

Neni 3

Organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal bëhet mbi bazën e parimeve të vetëqeverisjes, të

pavarësisë, të autonomisë lokale dhe të decentralizimit.

Organet e pushtetit lokal në veprimtarinë që kryejnë mbështeten në dispozitat kushtetuese,

ligjet dhe aktet e nxjerra në bazë e për zbatimin e tyre.

Parimet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal nuk mund të cenojnë karakterin unik

kombëtar të shtetit shqiptar.

Kompetencat e organeve të pushtetit lokal caktohen me ligj.

Neni 4

Njësitë më të vogla në organizimin e pushtetit lokal janë komuna dhe bashkia.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.