Ligj

PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL

Ligji nr. 7573, datë 16 qershor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 maj 1998.

Numri
7573
Data e miratimit
16 qershor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 korrik 1992
Hyn në fuqi
14 korrik 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14

LIGJ

Nr.7573, datë 16.6.1992

PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Organet e pushtetit lokal zgjidhen me votim të përgjithshëm, të drejtpërdrejtë, të fshehtë dhe të

lirë.

Zgjedhja e këshillave lokale bëhet me sistem proporcional në zona me listë shumemërore.

Kryetarët e komunave dhe të bashkive zgjidhen me sistem mazhoritar në zona me lista njëemërore.

Neni 2

Kanë të drejtën e votës shtetasit shqiptarë që ditën e zgjedhjeve kanë mbushur moshën 18

vjeç.

E drejta e votës mund të ushtrohet vetëm në territorin e komunës, të bashkisë ose të rrethit, ku

zgjedhësi ka vendbanimin e tij të përhershëm ose të përkohshëm.

Neni 3

Shtetasit që gëz ojnë të drejtën e votës kanë të drejtë të zgjidhen anëtarë të këshillave lokale

ose kryetarë komune apo bashkie.

Neni 4

Përjashtohen nga e drejta e votës:

a) personat e paaftë mendërisht të cilësuar si të tillë nga gjykata;

b) personat të cilëve u është hequr e drejta elektorale me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 shkurt 1994 · 7798 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 “PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL”
  2. 13 maj 1998 · 8346 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7573, DATË 16.6.1992 "PËR ZGJEDHJET E ORGANEVE TË PUSHTETIT LOKAL", NDRYSHUAR ME LIGJET NR.7593, DATË 29.7.1992, NR.7798, DATË 23.2.1994 DHE NR.8151, DATË 12.9.1996

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.