Ligj

PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE

Ligji nr. 7574, datë 24 qershor 1992, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 prill 1995.

Numri
7574
Data e miratimit
24 qershor 1992
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 14 korrik 1992
Hyn në fuqi
14 korrik 1992
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 1992-07-14

LIGJ

Nr.7574. datë 24.6.1992

PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E

PROCEDURAVE PENALE E CIVILE

Në zbatim të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 24.9.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese",

me propozim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Gjykata e rrethit është hallka themelore e sistemit gjyqësor. Ajo përbëhet nga kryetari,

zëvendëskryetarët, gjyqtarët dhe ndihmësgjyqtarët.

Neni 2

Gjykatat e apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës me propozimin

e Ministrit të Drejtësisë. Ato përbëhen nga kryetari, zëvendëskryetarët, gjyqtarët dhe

ndihmësgjyqtarët.

Gjykatat e apelit shqyrtojnë ankimet dhe protestat kundër vendimeve penale e civile të

gjykatave të shkallës së parë. Ato gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë ose me një

gjyqtar sipas kritereve të caktuara në nenin 116 të Kodit të Procedurës Penale dhe në nenin 63 të Kodit

të Procedurës Civile.

Neni 3

Gjykata e apelit shqyrton ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimeve të gjykatës së shkallës

së parë.

Me kërkesën e palëve ose dhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht ose pjesërisht

hetimin gjyqsor të shkallës së parë, duke respektuar rregullat e caktuara në Kodin e Procedurës Penale

e Civile. Në shqyrtimin gjyqësor mund të lexohen aktet e gjykimit të shkallës së parë dhe ato të marra

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 mars 1993 · 7689 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 "PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE"
  2. 17 mars 1994 · 7806 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN E DREJËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE E CIVILE”
  3. 19 prill 1995 · 7919 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7574, DATË 24.6.1992 “PËR ORGANIZIMIN E DREJTËSISË DHE DISA NDRYSHIME NË KODET E PROCEDURAVE PENALE DHE CIVILE”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.